Lajme
Detaje rrënqethëse nga vrasja e Marigonës 18 vjeçare, Avokati familjes: “viktima ka dy thyerje…”
6 Shtator, 2021 | 1:05 pm
Vrasja në mënyrë brutale e Marigona Osmanit nga I bashkëshorit i saj tronditi opinionin e trevave shqipfolëse. Ajo u dhunua deri në vdekje nga Dardan Krivaqa në Ferizaj të Kosovës.
E shtrirë e vdekur në spital, identifkimi i autorit u bë nëpërmjet kamerës së sigurisë së spitalit teksa shihet bashkëshorti i saj sëbashku me një shok që lënë trupin e pajetë të Marigonës aty.
Vrasësi dhe bashkëpunëtori janë përballë drejtësisë duke pritur dënimin që do ti caktohet . Në emisonin “Me zemër të Hapur” tek News24, në një intervistë me avokatin e familjes së të ndjerës janë zbuluar detaje të reja të vrasjes makabër.
Një pjesë e intërvistës në News24
Avokati i familjes Osmani: Personat ende nuk janë nën akuzë, janë në fazën filestare të hetimeve. Kam marrë autorizimin nga familja pas vrasjes, për përfaqësim vetëm në gjykatë. Rasti ka përfunduar me fatalitet, prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy personat, që kanë qenë në vendngjarje. Akuza është për vrasje të rëndë në bashkëpunim. Familja ka prnauar një certifikatë vdekje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku konstatohet vdekja e dhunshme. Viktima ka dy thyerje, por pritet raporti i autopsisë për më shumë detaje.
Kur e mësuat ngjarjen ju?
Se kush ishte vajza, e kam marrë vesh kur u arrestua i dyshuar. Ka vite që e njoh familjen e saj dhe iu shpreha ngushëllime dhe ju kërkova që t’i përfaqësojë dikush. Ata ishin të itneresuar për të pasur përfaqësues, pasi nuk janë në gjendje të mirë emocionale, por janë duke u kujdesur edhe për fëmijët e tjerë, që i kanë të vegjël. Marigona ishte fëmija i tyre i parë, ndaj dhe ata po përjetojnë një traumë. Për këtë arsye, më duhet të jem shumë i kufizuar në deklarime.
E reja është lënë te dera e spitalit rreth orës 13 ose 14 pasdite. Ajo ndoshta ka qenë e vdekur dhe në banesë, por e kanë çuar te spitali. Bashkëshorti i saj ka shumë precedentë penalë. Figurojnë 133 apo 135 vepra penale ndaj tij, por shumicën e veprave i ka nën moshën 18 vjeç. Ai është dënuar për sulm ndaj një punonjësi policie. Që është person i dhunshëm, këtë gjë e ka paraqitur dhe shoku i tij, kur ka dhënë deklaratën në polici. Ai ka thënë se ka qenë i dhunshëm ndaj bashkëshortes së vetë. Ai ka thënë në polici se e ka parë dhunën, por nuk ka dashur të ndërhyjë në marrëdhëniet bashkëshortore. Ndërsa bashkëshorti i Marigonës nuk ka folur në polici, ka vendosur të mbrohet në heshtje. Ai nuk i ka kërkuar falje familjes së 18-vjeçares, nuk është deklaruar fare.
Çfarë lidhje kishte Arben Sejdiu, 32 vjeç, që ka jetuar, të paktën ditët e fundit, në një banesë me Krivaqën dhe të ndjerën?
Ai është paraqitur si shok i Krivaqës. Ai e ka dhënë deklarimin e parë para policëve, por deklarimin e dytë ende jo. Ne kemi kërkuar që të jemi prezentë, kur të bëjë deklarimin. Prania e tij në banesë është e dyshimtë, por nuk mund të paragjykojmë. Kam besimin e plotë të prokuroria dhe hetuesit. Ai jeton jashtë në fakt, në Zvicër. Ai është i martuar në Zvicër dhe ka ardhur për pushime, nuk e di akoma pse ka qenë në shtëpinë e tyre. Ai thotë se e kanë dërguar vajznë në spital, pasi mendonin se kishte ende shenja jete. Ata kanë thënë se kanë një vajzë në rrezik për jetën dhe janë larguar nga spitali. Në momentin që është dorëzuar te dera e spitalit e reja, janë hapur kamerat e sigurisë dhe janë publikuar fotografitë e autorëve.
Si janë njohur Marigona Osmani me Krivaqën?
Nuk e di si janë njohur, por jetonin prej dy muajsh bashkë. Ishte një lidhje thuajse bashkëshortore, ndonëse nuk ka pasur dasmë. Ajo ka vendosur të jetojë me Krivaqën me dijeninë e prindërve. Ekspertët thonë se vajza vdiq 24 orë para se të dërgohej në spital. Edhe familjarët kanë thënë se kishin rreth 24 orë para vrasjes që nuk flisnin me vajzën. Nëna ka thënë se 24 orët nuk ka komunikuar me vajzën dhe ka shprehur shqetësimin.
Kush ka qenë shkaku i gjithë kësaj tragjedie?
Nuk e di, por se ishte për xhelozi e ka thënë Arbër Sejdiu. Por nuk mund të cojë xhelozia deri te vrasja, mund të jetë divorci.