Kryefjala Logo

Del skeda e 3 vjeçarit që humbi jetën, ja çfarë shkruan eksperti mjeko-ligjor për shkaqet

7 Tetor, 2023 | 11:12 am

Së fundmi në media është publikuar raporti i ekspertizës paraprake që i është bërë Brian Spahiut pasi humbi jetën, pas ndërhyrjes kirurgjikale në kliniken dentare ‘Splendent’.

Skeda e vdekjes mban firmën e ekspertit mjeko-ligjor Erindo Alla. Shkaku paraprak është përcaktuar më datë 1 tetor, ditën kur vogëlushi 3-vjeçar humbi jetën. Por, pritet edhe një raport përfundimtar për shkakun e vdekjes.

Report Tv u interesua pranë mjekëve për të marrë një sqarim mbi shkakun e vdekjes që është përcaktuar nga ekspertiza paraprake. Mjekët i thanë Report Tv se një shkak i tillë jepet kryesisht tek fëmijët e vegjël, pasi në këto mosha është vështirë të këtë një shkak të mirëfilltë, apo të konsoliduar në organizmin e një fëmije.

Një arsye e përcaktimit të shkakut “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”, mjekët thonë se mund të jetë edhe një çrregullim i qarkullimit të gjakut.

3-vjeçari Brian Spahiu vdiq në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor, 3 ditë pas kreu ndërhyrjen kirurgjikale te dentistja Ina Xhaxho për mbushjen e 14 dhëmbëve. Ka qenë babai i saj, Roland Xhaxho që ka kryer anestezinë dhe të dy janë nën hetim, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet. Familjarët akuzojnë mjekun se i ka dhënë dozë të lartë anestezie, ndërsa thonë se djalin e kanë marrë në gjendje të rëndë nga klinika.

EF1CFA22 CB17 429B 91ED 67E3E1EAFE90

Të ngjashme