Kryefjala Logo

Çfarë i surprizoi sot udhëtarët në Rinas?

28 Nëntor, 2023 | 3:12 pm

Tiranë, – 28 nëntor 2023 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës uroi udhëtarët shqiptarë me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe promovoi disa prej elementëve më të bukur të kulturës, për udhëtarët e huaj.

Grupi i ansamblit të Këngëve dhe Valleve performoi në pika të ndryshme të terminalit duke krijuar një atmosferë magjike për udhëtarët vendas e të huaj, me këngët dhe meloditë tradicionale të muzikës popullore shqiptare. Aeroporti u gjallërua përmes elementëve të pasur kulturorë të trashëgimisë shqiptare, të shoqëruara me zërat e mrekullueshëm të performuesve të ansamblit.

Gjithë hapësirat në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës iu dedikuan promovimit të elementëve të etnografisë së vendit, duke treguar identitetin e pasur të trevave të Shqipërisë. E gjithë kjo përvojë ofroi një copëz të kulturës si suvenir për ata që udhëtonin përmes TIAs.
Pasagjerët që udhëtuan gjatë kësaj dite, morën me vete energji pozitive si edhe dhurata simbolike që TIA ndau për të gjithë. Me flamuj të kuq nëpër duar, të rritur e fëmijë, u bashkuan në këngë dhe valle.

Ky është një vit i sukseshëm për historinë e turizmit në Shqipëri. Arsye për rritjen e turizmit në vend ka qenë edhe rritja e kapaciteteve të terminalit si edhe shtimi i linjave low-cost. Ndaj, TIA, si pjesë e Kastrati Group, zghodhi që festën ta zhvillonte pikërisht aty ku takohen dhe ndahen kulturat nga e gjithë bota, për të nderuar dhe promovuar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

84FE3463 11C8 4CCA 99E0 C71DCBA15CC0

A015FF24 19E1 495A 8029 CE93C6CBC031

80D9983B B1AB 4E9B B40A 94C9115AC533

40C54B17 A2C8 4678 A416 E9457B5D206C

1A1898AD FF19 46C6 BEAD 514DBBB29F92

DADF79D4 EA5C 46BB 8008 1C26ACF384D1

Të ngjashme