Kryefjala Logo

Burri 52-vjeçar, gjeti gruan me hidraulikun në shtrat. Gjykata i dha të drejtë të hidraulikut dhe dënoi burrin për kërcënim.

13 Prill, 2022 | 4:52 pm

Historia ka konturet e një romani romantik plot klishe: ai, ajo dhe hidrauliku. Megjithatë, është e vërtetë dhe ka ndodhur në zonën e Viçenzës ku një 52-vjeçar gjeti gruan e tij në shoqërinë e hidraulikut dhe ata nuk po pinin çaj.

Italiani 52-vjeçar, në fillim kishte dyshime dhe me pas ishte i bindur se gruaja e tij 49-vjeçare kishte një të dashur. Per ta zbuluar kishte vendosur të fshihej pas kazanëve te plehrave të vilës familjare në pritje të mashkullit tjetër. Nuk kaloi shumë kohë dhe hidrauliku u shfaq në shtëpi, në atë moment burri priti që të dy të ishin në dhomën e gjumit, më pas doli jashtë nga vendi ku ishte i fshehur i armatosur me një armë që e drejtoi në kokën e hidraulikut, duke e detyruar të dilte jashtë nga krevati dhe nga vila e tij me mbathje në mes të dimrit.

Më pas, ndodhi çudia se hidrauliku gjeti guximin dhe e denoncoi bashkëshortin e gruas për dhune dhe gjykata i dha të drejtë. Zotëria jo vetëm mban në kokë brinjët e tradhëtisë por është detyruar nga gjykata të kryejë si dënim disa muaj punë të detyrueshme pasi kërcënoi të dashurin e gruas.

Të ngjashme