Kryefjala Logo

Berisha mban foltoren në Shkodër, Ambasadorja Yuri Kim “mban ritmin” me Bujar Qamilin

2 Tetor, 2021 | 11:07 am

Gjatë pasdites së djeshme Sali Berisha mbajti foltoren e rradhës në qytetin e Shkodrës ku pjesmarrja ishte masive . Në të njëjtën kohë Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim publikon fotot nga një event në përkujtim të Fitnete Rexhës. Ajo ka pozuar me yllin e muzikës popullore shkodrane Bujar Qamilin.

Evidentohet ky fakt që këto publikime në Instagram janë bërë në të njëjtin moment kur në Kinema Millenium në Shkodër demokratët që mbështesin Sali Berishën, në mënyrë të drejtpërdrejt quajtën akuzat e amerikanëve të padrejta.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë Shqipërinë!”, shkruan Kim dhe ndan foto e mëposhtme.

Të ngjashme