Bashkia socialiste e Kamzës ndryshon emrin e “Bulevardit Blu”, ja si do të quhet tani

2 vite më parë

Bashkia e Kamzës, dikur nën drejtimin e Xhelal Mziut, emertoi bulevardin kryesor te zones si “Bulevardi Blu” , duke ngjallur tek opinioni publik ne ate kohe mendimin se kjo behej ne perputhje me ngjyren e Partise Demokratike.

Gjate dites se sotme bashkia , tashme e drejtuar prej socialisteve ka ndryshuar emrin e bulevardit duke e quajtur Bulevardi “Nene Tereza” ne nderim te dites se Shenjtërimit te  shqiptares bamirese.

Njoftimin e ka bere ministrja Elisa Spiropali ne nje postim ne Facebook:

“Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste.

Në Kamëz, bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, inaguruam shtatoren e shenjtores sonë në bulevardin e qytetit.

Me vendim të Këshillit Bashkiak. bulevardi kryesor i qytetit do të mbajë emrin Bulevardi “Nënë Tereza”, në nder të emrit dhe misionit të Saj të papërsëritshëm.”

Të ngjashme