Arrestohet një 35 vjecar në Gramsh. Goditi të riun me sëpat pas një sherri

Një i ri ka mbetur i plagosur dje gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në fshatin Vinë në Gramsh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet G. T., 35 vjeç, plagosi me mjet prerës (sopatë), 27-vjeçarin me inicialet T.B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., banues në fshatin Kishtë, Gramsh, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Previous articleNdalohen 15 kandestinë sirian në Vlorë, ishin nisur në skaf për në…
Next articlePolica e Durrësit arreston 33 vjecarin të shpallur në kërkim ndërkombtar, do të ekstradohet për në…