Kryefjala Logo

Arrestohet Ajas Sulejmani,dyshohet si personi që dëmtoi rëndë me makinë çiftin dhe foshnjën që po ecnin në vijat e bardha

8 Maj, 2022 | 4:27 pm

Organet përkatëse pas një pune intensive bënë të mundur kapjen e Ajas Sulejmanit, autorit të dyshuar të Aksidentit Rrugor në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe si dhe shoqërimin i tij në ambientet e Komisatiatit të Policisë Nr.2, për kryerjen e veprimet e tjera hetimore në funksion të ngjarjes rrugore.

Ajas Sulejmani, është një emër i njohur për policinë angleze pasi kërkohet për trafik lëndësh narkotike, ndërsa sot, personi pati përballje fizike me automjetin e tij “G-Class”me çiftin Vilma dhe Arjan Konomin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në Tiranë.

Ajas Sulejmani është shoferi i cili shkaktoi incidentin me çiftin e foshnjën me “G-Class” pranë kompleksit ‘Delijorgji’.
Mësohet se shoferi i incidentit me 3 pjesëtarë të familjes Konomi, Arjan, Vilmën dhe foshnjën e tyre 3 muajshe është prangosur nga policia teksa ishte në ambientet e një spitali në Tiranë.

Anëtarët e të njëjtës familje kanë qenë duke kaluar rrugën me semafor jeshil, në momentin që janë kanë patur një përballje fizike nga automjeti luksoz, duke përfunduar më pas në trotuar.

Pas incidentit mësohet se gruaja ishte në gjendje më delikate se bashkëshorti i saj për shkak të impaktit të incidentit me makinë, por ndihma mjekësore profesionale që mori në momentin e incidentit i ka shpëtuar jetën.

Gjithashtu pas ngjarjes policia ka arrestuar kushëririn e tij për të cilin nuk ka detaje përse është ndaluar.

F05B5350 24C8 4D96 8308 7B863E8F0DC7

Të ngjashme