Lajme
Arrest shtëpie për 30 vjeçaren që braktisi foshnjën
12 Nëntor, 2023 | 12:37 pm
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 30 vjeçaren e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht.
Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t’i bëhet ekspertiza psikologjike. 30 vjeçarja e ka marrë vesh në gjykatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të foshnjës së porsalindur. Ndërsa në dëshminë e dhënë, u shpreh se ishte ndjerë në presion pasi familjarët e saj nuk kishin ditur gjë për shtatzaninë dhe se i dashuri i saj e kishte braktisur duke mos u interesuar për të.
“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”- ka deklaruar 30 vjeçarja.