Kryefjala Logo

“Aromë” trazirash në kufirin me Serbinë. Autoritetet kosovare nuk lejojnë mjetet me targa serbe.

20 Shtator, 2021 | 10:13 am

Sot hyri në fuqi vendimi i Ministrisë së Brendshme të Kosovës, se cdo mjet me targa serbe nuk do të lejohet të kalojë kufirin. Sipas këtij vendimi cdo mjet me targa serbe duhet të paguajë 5 euro për të vendosur në një vend të dukshëm një targë të përkohshme e cila ka vleshmëri për 60 ditë.

Menjëhere pas vendimit të marre disa serbë të mobilizuar kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndaj targave të përkohshme. Në rast të një përplasje të mundshme në kufi, Kosova ka mobilizuar forca policore nga njësitë speciale pranë kufirit.

Përmbajtja e dokumentit të nënshkruar nga ministri Sveçla:

Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit.

Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë.

Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro.

Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit.

Obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

Të ngjashme