Kryefjala Logo

“Ankohet”per rrogen Erion Isai:Ne Portokalli paguhesha 850 mije leke ndersa tani si Kryetar Bashkie marr 680.

8 Korrik, 2021 | 4:24 pm

Kryebashkiaku i Kolonjes,Erion Isai ka folur per punen e tij te pare dhe rrogen ne moshen 15-vjecare.

Si rroge te pare kujton ate ne “Portokalli” ku u pagua me shumen e 850 mije leke te vjetra.

Sot si nje kryetar bashkie ne Kolonje paguhet per vetem 680 mije leke te vjetra.

Ai shprehet keshtu:“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?” Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël. I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra”

Të ngjashme