Kryefjala Logo

Ambasadorja Yuri Kim, në majën e malit më të lartë në Shqipëri: “Malësorët janë…”

5 Shtator, 2021 | 12:32 pm

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është padyshim një ndër diplomatet që po shëtit më së shumti vendin tonë nga veriu në jug. Gjatë ditës së sotmë nëpëtmjet rrjetit social Instagram, ajo ka postuar një foto teksa sapo ka mbërritur në majën më të lartë në Shqipëri, në malin e Korabit

Ajo shprehet se malësorët ngjasojnë me njëri tjetri kudo në botë dhe se rrënjët e saj familjare që vijnë nga mallet i japin forcë frymëzimi. Ajo shprehet se ky është sezoni i ri i ngjitjeve dhe ka zgjedhur lartësinë 2764 metra mbi nivelin e detit për ta nisur.

Mbishkrimi i plote ne instagram

Nuk e di nëse vjen ngaqë rrënjët e familjes sime janë në male, por gjithmonë gjej forcë dhe frymëzim sa herë që jam në malësitë shqiptare. Unë mendoj se malësorët janë të njëjtë pavarësisht vendit. Ndërsa verës po i vjen fundi, jam duke reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë e ardhshme. Vendosa të përgatitem për sezonin e ri duke u ngjitur në majën më të lartë të Shqipërisë, malin Korabi. 2,764 metra të lartë!

Nuk isha më e shpejta dhe më e forta, dhe mu desh më shumë se sa kishim planifikuar, por ne këmbëngulëm dhe arritëm në majë. Më kujtoi rëndësinë e mbajtjes së fokusit te qëllimi, duke qenë rrethuar nga miq që të inkurajojnë dhe qëndrojnë me ty deri në fund, pa u dorëzuar kurrë. Me një këmbë përpara, hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku.

253DA126 7CC1 4F7A 89D4 725B00E0FD393088118C F285 48A5 B98A 53CBA7075140

Të ngjashme