Aktualitet
Zbulohet se pasi qëlloi në zemër Martinin,autori është vetëplagosur!
5 Dhjetor, 2024 | 9:17 am
Në emisionin “Inside Story” mbrëmjen e kësaj të mërkure është zbardhur dhe kartela mjekësore e 14-vjeçarit , Mario Përlleshaj, i cili po ashtu gjatë konfortimit me Martin Canin dhe Luis Meçjan mbeti i plagosur në dorë.
Në kartelën zyrtare të spitalit, e cila po ashtu pasqyruar në dosjen hetimore thuhet se Mario është vetëplagosur me thikë në konfrontim e sipër.
“Rezulton se diagnoza e shtrimit është repture (këputje) tendina në dorën e majtë si dhe shembje e parakrahut dhe është kryer ndërhyrja kirurgjikale në datën 18.11.2024 për riparimin e tyre.”, thuhet në kartelën të siguruar nga “Inside Story”.
Mario Përlleshi është shtruar në këtë spital me diagnozën e trauma prerëse në dorën e majtë dhe tek pjesa e historisë së sëmundjes përshkruhet se: “Pacienti vjen në urgjencën e SA1, shoqëruar nga familjarët e tij, pasi ka ndodhur një sherr në shkollën “Fan Noli”. Referon se 4 veta e kanë goditur me grushte në kokë, është rrëzuar dhe më pas ka nxjerrë thikën dhe ka prerë veten padashje”.
Autori i dyshuar i ngjarjes qëndroi 9 ditë në spital privat dhe më pas u dërgua në burgun e të miturve në Kavajë. Atje është hospitalizuar menjëherë duke qëndruar në infermieri, ndërkohë gjendja e tij fizike dhe psikologjike paraqitet e qëndrueshme.