Kryefjala Logo

Vëllai i viktimës zbardh detaje tronditëse nga vrasja e 23 vjecares në Fier

11 Shtator, 2021 | 10:51 am

Një ngjarje rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Zhupan të Fierit, ku një 31-vjeëçar ka vrare ish-gruan. Elton Metaj rreth orës 22:50 ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten Sabina Benga në banesën e ish-vjehrrit. Mësohet se krimi ështëkryer me armë zjarri në prani të familjes së viktimës.

Vëllai i Sabina Bengës, vajzës që mbëti e vrarë nga bashkëshorit I saj Elton Metja, ka komunikuar për mediat detaje tronditëse të ekzekutimit të saj.

Duke deleguar fajin tek gjykatësit dhe prokurorët që e kanë lënë të lirë autorin, vëllai viktimës tregon se autori e ka vrarë motrën e tij në momentet që po darkonte. Gjithashtu autori prej kohësh kërcënonte jo vetëm ish-bashkëshorten por dhe familjen e saj . Gjithashtu 1 vit më parë ai u lirua nga burgu pasi mori peng familjen e Sabinës për 5 orë.

 “Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin tipa të tillë kriminelë që sot bënë hatanë e madhe. Mua më tha nusja, e cila është shtatzënë, biles më kishte kërkuar edhe mua për të më vrarë. Nuk kam pse të ndihem i frikësuar nga ai lloj njeriu sepse ai ishte një frikacak që të vriste mbrapa krahëve. Trimi del përballë, jo nga mbrapa. Nuk jam në gjendje të flas më. Jam i tronditur. Thjesht goditi aty jashtë sa erdhi motra, hëngri bukë dhe kaq. Ça frike do kem më unë. Është me armë ai? Le të vijë. Motra ndërroi jetë në vend”, është shprehur vëllai viktimës.

Të ngjashme