Kryefjala Logo

Vrasja e 19 vjecares nga i dashur. Protesta në Malin e Zi: “Nuk kena bija me vra…”

3 Tetor, 2021 | 10:57 am

Sheila Bakija 19 vjec, u vra nga i dashuri i saj  Ilir Djokaj në Tuz të Malit të Zi. Autori pasi vrau 19-vjeçaren ka vrarë edhe gjyshen dhe ka plagosur babanë e vajzës, ndërsa më pas është arratisur.

Autori Ilir Gjokaj është ende në kërkim. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka pasur reagime të shumta, ku sot është organizuar edhe një protestë para institucioneve në Tuz.

Qytetarë e aktivis kanë kushtuar poezi për ketë ngjarje ja një prej tyre:

Emri im është Sheila Bakija

Shqiptare nga Mali i Zi (Tuzi)

Dje isha vetëm 19 vjeçe kur më vranë.

Vrasësi vrapon akoma i lir, ai që më mori jetën në lule të rinisë, me ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpis duke me marr jeten mua, dhe duke lan të plagosur Babain tim.

MOS I VRISNI VAJZAT” – shkruhet në fotografinë që po qarkullon në rrjete sociale.

Ndërsa një poezi e titulluar “Plagë e zezë” përshkruan tragjedinë e rëndë duke treguar se sa rëndë do e përjetojnë prindërit teksa i bën pyetjen autorit: “Pse se ndale dorën o bir, e vrave ëndrrën që e kishe ti, i more jetën në moshë të re…”

 

Të ngjashme