Kryefjala Logo

Vizituan Shqipërinë në muajin korrik, ja si ia kaluan Ivanka Trump me bashkëshortin dhe Presidentin e…

22 Shtator, 2021 | 11:04 am

Në emisonin e mbrëmshëm të “Opinion”, tema e bisedës ishte përqëndruar në vendet më të sigurta dhe më të pasigurta për të udhëtuar. Auron Tare njihet si një person që ka udhëtuar shumë nëpët botë. Gjatë emisoni Tare dha një lajm interesant duke na bërë të ditur se në muajin korrik ka pritur dhe i ka bërë tur turistik vajzës së Ish-Presdientit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump sëbashku me bashkëshortin e saj dhe Presidentin e klubit më të pasur në Europë, PSG.

Pjese nga biseda ne OPINION

Auron Tare: Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve.

 

Blendi Fevziu: Në fakt ata zbritën në Tiranë apo jo dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar.

 

Auron Tare: Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

 

Blendi Fevziu: Çfarë vizituan në brendësi të territorit?

 

Auron Tare: Të gjitha, i çova në Qeparo për punën George Tenet që ka një shtëpi dhe për fshatin, por edhe për t’i thënë që ai është shqiptar dhe jo grek siç kanë thënë.

 

Blendi Fevziu: I njohu njeri?

 

Auron Tare: Jo fare. Vizituan Sazanin, Porto Palermon, Qeparoin dhe në fund fare Butrintin. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit, një pjesë e malit po digjej atje, ishte koha e flakëve, fluturuam deri afër në kufi me Greqinë dhe u kthyem.

Të ngjashme