Kryefjala Logo

VIDEO/ Reagon vëllai i Fabio Dushkut: “4 veta të kemi marrë të kemi fut ca shpulla… nuk ke as besë as fe…”

26 Shtator, 2021 | 10:20 am

3 ditë pas pengmarrjes së Kozak Bracit në zonën e Alliasit, vëllai i porositësit të pengmarrësit njëkohësisht dhe personi që filmoi ngjarjen ka reaguar sot nëpërmjet një video ku i kthen përgjigje Kozaku për deklaratat e këtyre ditëve të fundit.

Vëllai i Fabio Dushkut shpjegon që ndryshe nga se ka thënë Kozak që kanë qenë 20 persona me armë që e kanë marrë peng, ai thotë se në të vërtetë kanë qenë vetëm 4 persona që e kanë future në makinë dhe i kanë dhënë disa shpulla pasi Kozak i ka shajtur nga familja .

“Përshëndetje të gjithëve, kam parë disa lajme që kemi ardhur 20 vetë, sështë aspak e vërtetë kemi ardhur vetëm 4 vetë të kemi future në makinë të fut ca shpulla. Për arsye se na ke shajt nga familja dhe cdokush mund ta bëjë një gjë të tillë. Kur ishe në makinë fillove të qajë duke na thënë të të lëmë të lirë dhe se do i kërkosh falje Fabios. Ti nuk ke as be as fe paske qenë rob pa besë” – është shprehur vëllai i Fabios./ Kryefjala.com

Të ngjashme