Kryefjala Logo

VIDEO/ Momenti kur Aldi Rama transportohet i plagosur per ne spital

28 Shtator, 2021 | 6:42 pm

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Lezhë ku Saimir Hoxha, nënkomisar në Komisariatin e Policisë është ekzekutuar me plumb në zemër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e mbrojtur të quajtur Kune-Vain në Lezhë, ku efektivët ishin nisur të kryenin një operacion anti-kanabis dhe për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, Xhulio Vokrri.

Pas dy orë kërkimesh, Policia arriti që të gjente parcelën me 110 bimë me kanabis, duke i shkatërruar të gjitha bimët. Pak pasi do të ktheheshin drejt komisariatit, ndaluan një automjet, brenda të cilit ishin 3 persona: Armando Marku, Kristian Sheri dhe Aldi Rama, ky i fundit autori i dyshuar i ngjarjes. Në momentin e ndalimit, makinën po e drejtonte Armando Marku.

Aldi Rama disa orë pas ndjekjes nga RENEA dhe FNSH, tentoi t’i japë fund jetë duke qëlluar veten me armë, por plumbi e fali dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është në gjendje kritike për jetën. / BalkanWeb

 

 

 

Të ngjashme