Kryefjala Logo

VIDEO/Ish-komentatori Shakohoxha përlotet në homazhet e vdekjes së Kosta Grillos: “Ky eshte mikrofoni i komentimit te ndeshjes së fundit…”

7 Tetor, 2021 | 2:12 pm

Sot jane zhvilluar homazhet ne nderim te komentatorit shqiptar, Legjendes se mikrofonit neper stadiumetnku luante kombetarja dhe jo vetem. Kosta Grillo nderroi jete 3 dite me pare teksa ndodhej ne Turqi duke luftuar per jeten si pasoje e infektimit me Covid-19.

Ne nje interviste per media, komentatori tjeter i famshem tashme i dale ne “pension” , rikujtoi momente me kolegum e tij teksa u pa qe zeri i dridhej . Ai u perlot teksa ne dore mbante mikrofonin e ndeshjes se fundit qe komentoi, finalen e Europianit 2020.

“Ishim të gjithë me shpresë që Kosta të rikthehej pasi ai gjithmonë zhdukej, por rikthehej gjithmonë. Sot kam ardhur këtu me këtë mikrofonin që është i ndeshjes së fundit që kam komentuar unë në Londër në finalen e EURO 2020. Këtë mikrofon e kisha marrë dhe doja ta ruaja për gjithë jetën time, pjesën më të madhe të karrierës sime e kam kaluar me Kostën. Këtë mikrofon e solla për t’ia dhënë mikut tim me vete që për fat të keq edhe ai nuk do të komentojë më. Nga Kosta vetëm një gjë mund të kujtoj dhe është I vetmi kujtim që më vjen është në Jerevan.

Në minutat e fundit ndaj Armenisë ku pritej vetëm vërshëllima e gjyqtarit dhe momenti që nuk do e harroj kurrë është që dy minutat e fundit I kemi komentuar të përqafuar bashkë. Më vjen keq që duhet të kujtoj kështu gjërash tani pasi doja t’i kujtoja me humor e shaka me Kostën pasi ai nuk dinte mënyrë tjetër komunikimi përveç se me shaka. E jetuam së bashku këtë profesion dhe më vjen keq që jam sot këtu për t’I dhuruar këtë mikrofon për këtë arsye pasi doja t’ia dhuroja për diçka tjetër. Kosta është unikal dhe askush nuk do të bëhet si Kosta asnjëherë”, u shpreh Shakohoxha.

Të ngjashme