VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit ekzekutorit të efektivit, Aldi Rama do të prehet në Durrës

Pas tërheqjes nga morgu të trupit të 21 vjecarit Aldi Rama që vrau efektivin nën-komisar në Lezhë, sot do ti jepet lamtumira e fundit në varrezat  Kodër Arapaj në qytetin e Durrësit.

Arkivoli është nxjerrë nga familjarët prej shtëpisë së nënës së Aldi Ramës në zonën e plazhit. Pas dy ditësh janë hapur dyert e morti në nderim të 21 vjecarit teksa një makinë policie ka shoqëruar trupin e tij për të parandaluar cdo lloj akti të mundshëm kundër familjes.

Në varrim morën pjesë nëna sëbashku me të afërm të tjerë të Aldi Ramës. Gjatë ditës së sotme njëkohëisht u bë dhe nderimi i dëshmorit të kombit Saimir Hoxha, duke iu vendosur yllin në Murin e Kujtesës në Tiranë.

 

Previous articleQesh me veten.Nuk je i çmendur por i lumtur!
Next articleFilloi skenari i vjetshem, Mikela zihet dhe del nga studio