Kryefjala Logo

VIDEO/ Gazetarja Rezarta Reçi “drithëron” me rrëfimin e saj në luftën me kancerin

1 Tetor, 2021 | 1:38 pm

Tetori është muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Sot Ministria e Shëndetësisë çeli fushatën që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë për rëndësinë e shëndetit të gjirit, zbulimin e hershëm të kancerit dhe kurimin e kësaj sëmundjeje. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, histori të grave që po fitojnë betejën me kancerin e gjirit.

“Me historitë frymëzuese të grave që me forcë e kurajë, po fitojnë betejën për jetën dhe thirrjen për çdo grua, që të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit, çelim sot fushatën e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit’, shkruan Rama.

Gazetarja Rezarta Reci është pjesë e këtij spoti sensibilizues ku tregon mbi vështirësinë që pati në luftën kundër kancerit. Ajo u shpreh se në një moment është dorëzuar por ka qenë ekipi mjekësor që ka bërë një punë të mrekullueshme për të mbajtur gjallë shpresën.

Të ngjashme