Kryefjala Logo

Vendoset ylli i efektivit të vrarë Saimir Hoxha, në memorialin në oborrin e Ministrisë së Brendshme, Rama: “Fëmijëve nuk do tju mungojë asgjë…”

30 Shtator, 2021 | 10:32 am

Gjatë ditës së sotme edhe pse me reshje shiu, Kryeministri Edi Rama, Ministri Brendshëm Bledi Çuçi kanë marrë pjesë në ceremoninë e vendosje së ylli përkujtimor në memorialin e Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Rama u shpreh se 50 milionë lek janë një ndihmë për familje që kurrësesi nuk do të zëvendësojnë humbjen e tyre, megjithatë sipas tij është një lehtësim kur mendon se shteti do të jetë krah i fëmijëve të efektivit të ndjerë.

968ADDCF 8CE4 4D3A 8B22 584A29B769DE

Fjalimi i Edi Ramës

I pranishëm është kryeministri Edi Rama me në krah ministrin e Brendshëm Bledi Rama në fjalën e tij është shprehur se humbja në krye të detyrës është një tragjedi, teksa tha se familja dhe fëmijët e të ndjerit Saimir Hoxha do të kenë vazhdimisht mbështetjen e shtetit.

“Shumë të nderuar  familjarë të  Saimirit, shumë të nderuar miq dhe kolegë të tij padyshim që ky është një moment jashtëzakonisht i rëndë për ju dhe në tërësi është një moment aspak i lehtë për të gjithë bashkësin tonë.

Humbja e jetën në krye të detyrës është vërtetë një humbje tragjike që shkon përtej familjes, shkon përtej miqëve dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe të një vendi. Sot ne jemi këtu për të vendosur yllin e Saimirit në murin e kujtesës së Policisë së Shtetit, pranë yjeve të të gjithë dëshmorëve të trupavve të rendit dhe sigurisë. Është një kohë e gjatë qëkur është vendosur ylli i mëparshëm. Dhe në një kuptim është një lehtësim, sepse në këto vite numri i rasteve tragjike është më pak sesa gishtat e një dore.

Statistikat nuk kanë rëndëësi sepse një jetë vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Nuk dua të zgjatem sepse ky shi i thotë të gjitha ndjenjat tonë në këtë moment që jemi mbledhur këtu. Ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do jenë vetëm dhh do  përkujdesemi për ta. Deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe të jenë të gatshëm të dalin me këmbët e tyre në jetë.

Natyrisht se ata 50 milion lekë nuk thonë asgjë në raport me humbjen, por është një lehtësim të mendosh se fëmijët do jenë të shoqeruar edhe nga shteti dhe nuk do tju mungoj asgjë, sikur të ishte babai prvec mungesës së tij të cilën nuk e zëvendësojmë dot” tha Rama ndër të tjetra.

Të ngjashme