Kryefjala Logo

U shfaq në serialin fenomen “Squid Game”detaji shqiptar që u bë viral

1 Janar, 2025 | 11:01 am

Seriali i famshëm korean Squid Game ka lançuar pak ditë më parë sezonin e dytë të platformën Netflix.

Sigurisht disa detaje që lidhin këtë serial më Shqipërinë, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga audienca shqiptare.

Në një prej episodeve të serialit, i varur krah flamurëve të tjerë të botës, është dhe ai kuq e zi i Shqipërisë. Tashmë ai fragment është bërë viral kudo nëpër rrjete sociale, ku të shumtë kanë qenë ata që e kanë komentuar këtë fakt si një moment emocionues i lidhjes së simboleve të Shqipërisë me vendet e tjera të largëta.

IMG 2195

/Newsbomb.al/

Të ngjashme