Kryefjala Logo

Sot zgjidhen 3 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ja emrat e 6 kandidatëve

8 Tetor, 2021 | 12:58 pm

Sot do të zhvillohet mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në të cilën do të zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ. Zv-Kryetari i Gjykatës së Lartë, deklaroi se duhet besim në sistem.

“Pa besimin në sistem, nuk realizohet roli i gjyqtarit. Askush s’do donte të gjykohej nga ata pa cilësi morale. Modeli i gjyqtarit është profesionalizmi dhe virtytet e larta. Pa pavarësinë, pa besimin e publikut në sistem, nuk mund të zëvendësohet roli i gjyqtarit. Një gjyqësor i fortë është garanci për qytetarin, dhe forcon legjitimitetin në vendimmarrje.”, -tha  Sokol Sadushi.

Ndërkohë, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se në 3 vite në Gjyqësor u vendosën standarde të reja. “Në tre vite vendosëm standarde të reja në sistemin e gjyqësorit. Të mos jemi më pjesë e problemit, por e zgjidhjes. Reforma në drejtësi nuk ka më kthim pas.”, tha ajo.”, tha Llagami.

Kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor:

-Vjosava Osmanaj

-Klodian Kurushi
-Ridvan Hado

-Asim Vokshi
-Irena Plaku
-Manjola Xhaxho

Të ngjashme