Kryefjala Logo

Sot seancë për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici:Kërkon liri

11 Nëntor, 2024 | 9:31 am

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan për t’u liruar nga burgu, duke argumentuar për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore. Sipas avokatit të tij, Gjici aktualisht po trajtohet në një spital privat për probleme shëndetësore.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës pritet të mbahet sot në orën 13:00, nën drejtimin e gjyqtares Suela Lika. Disa ditë më parë, shqyrtimi i kësaj çështjeje u shty për shkak të mungesave dhe paqartësive në dokumentacionin e paraqitur, përfshirë edhe adresën e spitalit ku po trajtohet Gjici.

Në kërkesën e tij, Gjici nuk kishte specifikuar arsyet konkrete për lirimin e parakohshëm, por avokati i tij bëri të njohur detaje mbi gjendjen shëndetësore dhe spitalin ku po merr trajtim.

Të ngjashme