Kryefjala Logo

Skuterat elektrik kthehen në një problem/Një pjesë nuk respektojnë rregullat dhe as nuk gjobiten për shkeljet

7 Tetor, 2024 | 8:55 am

Çdo ditë në rrugët e Tiranës ndodhin aksidente të makinave me skuter elektrike kur këta të fundit rrezojnë kalimtarë në vizat e bardha.

Kjo për faktin se përdoruesit e tyre nuk respektojnë rregullat qarkullimit duke mos respektuar semaforët apo zgjedhur rrugët e dedikuara por duke u futur mes për mes makinave.
Janë kryesisht te rinjtë ata te cilët përdorin skuter dhe që pësojnë dëmtime apo fraktura te ndryshme për vete por edhe për drejtuesit e automjeteve me te cilët aksidentohen.

Por në këtë rast përdoruesit e skuterëve nuk mbajnë asnjë përgjegjësi pasi ata as nuk ndëshkohen me gjobë në rastet e shkeljeve rrugore dhe as nuk marri përsipër dëmshpërblim për aksidentin qe shkaktojnë pasi kodi rrugor shqiptar nuk parashikon sanksione për këtë mjet lëvizës.

/TopChannel/

Të ngjashme