Kryefjala Logo

Shpërthim në Lungomare në orët e para të mëngjesit

8 Dhjetor, 2024 | 7:43 am

Një shpërthim me tritol është shënuar mëngjesin e sotëm në një lokal në Lungomare të Vlorës.

Bëhet me dije se shpërthimi është shënuar rreth orës 05:30, ku lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali që ndodhet buzë detit.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin e autorëve.

/Newsbomb.al/

Të ngjashme