Kryefjala Logo

Shoku i Aldi Ramës hedh dyshime: “Nuk besoj se vrau veten me pistolete, mbi trupin e tij kishte plumba automatiku…”

29 Shtator, 2021 | 11:09 am

Një nga shokët e 21 vjecarit është shprehur për mediat se Aldi Rama ka pasur një jetë të vështirë qëkur prindrit iu divorcuan dhe babai i përfundoi në burg në Greqi pasi vrau një shtetas grek me motosharre.

“E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar”, ka thënë shoku Aldit.

Ai shtoi përsëri dyshime duke përsëritur që nuk besonte në vetvrasjen e shokut të tij. “…thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete.”

Të ngjashme