Kryefjala Logo

Rreziku që kanoset nga TikTok:Kreu i Urdhrit të Punonjësve Socialë: “Kemi bërë kërkesë në AMA që të mbyllet”!

26 Shkurt, 2023 | 12:57 pm

Mirgit Vata është Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe ka shpjeguar pse TikTok është një aplikacion tepër i rrezikshëm.
Sipas tij,ky aplikacion flet gjuhën e dhunës dhe urrejtjes.

I ftuar në emisionin “Review”,ai tregoi se për shkak të këtij aplikacioni,në Shqipëri janë kryer 2 vetëvrasje!
Një vit më parë në AMA është bërë kërkesë për mbylljen e TikTok-ut por siç tregon Vata,nuk morri asnjë përgjigje.

“Tik-Toku, për mua është një ndër shqetësimet më serioze. Mua personalisht, gjatë eksperiencës sime të punës, me rastet që jam ndeshur te linja e këshillimit për fëmijë, unë kam qenë gjithë kohës në situatë alarmi, për aktualitetin që ndodhte, për tipologjinë e rasteve që ndodhin, për gjuhën e dhunës, urrejtjes, për nivelin e agresivitetit, për nivelin e diskriminimit, bullizmit, për të gjitha llojet e niveleve të dhunës, për adoleshentë dhe të rritur.

Të gjitha ndodhin në Tik-Tok. Në Shqipëri, për shkak të Tik-Tok ke dy raste vetëvrasje adoleshentësh. Ne kemi bërë kërkesë, që Tik Tok të mbyllej në Shqipëri, para një viti më parë, te AMA”-shpjegoi ai.

Zbardhja e bisedës:Newsbomb.al

Të ngjashme