Kryefjala Logo

Rrëfehet shoku i 26 vjecarit që vrau të dashurën ganeze: “Ishte xheloz për ish të dashurin e ganezes…bleu thikën në market”

4 Tetor, 2021 | 5:48 pm

Pasditja e 2 tetorit tronditi opinionin publik kur në Tiranë u rregjistruan 2 viktima në një vrasje ku tashmë ka marrë cilësinë e një “krimi pasioni”. I ftuar në Shqipëria Live ishte shoku i Klintonit që kreu krimin më pas vetvrasjen duke u hedhur nga lartësia.

Shoku i të ndjerit shprehet se ndryshe nga se cfarë është folur në media që lidhja e tij me ganezen ishte vetëm një metodë për marrjen e letrave franceze, në fakt Klintonin e dashuronte partneren pa interes . Thuhet se për shkak të mentalitetit kundrejt një lidhje me 2 rraca të ndryshme familjes i ishte shprehur se ishte thjesht për të marrë letrat kurse shoqërisë i ishte shprehur se e donte vërtetë Milin.

Sipas të dhënave që familjarët disponojnë nga telefonat e të dy viktimave, evidentohet xhelozia e Klintonit për ish të dashurin e ganezes I cili dhe pak momente para vrasjes I ka dërguar mesazh kësaj të fundit duke ndezur konfliktin . Mamaja e ganezes shprehet se vajza e saj e donte shqiptarin dhe se kishte ardhur për tu sqaruar me të.

“Ata do të jetonin për 1 muaj në një apartament me qera dhe kishin bërë pazar në një market nga ku Klintoni ka blerë dhe thikën me të cilën ka kryer krimin”. Thuhet se fillimisht ganezja ka prenotuar një hotel me shtretër të ndarë më pas ka qenë ideja e Klintonit për të banuar në apartament me qera ditore./Kryefjala.com

Të ngjashme