Rezart Taçi zbulon emrin e ministrit:”Më ka vendosur gjoba deri në 30milion euro!”

SPAK  shpalli sot në kërkim ndërkombëtar biznesmenin Rezart Taçi, i akuzuar për pastrim parash.

Në një lidhje telefonike në “Ora News”, ai u shpreh se ndjehet i persekutuar nga një ministër i financave në Shqipëri prej gati 15 vitesh.
Biseda:

Qyno: Nga cili vend flisni aktualisht?

Taçi: Ju e dini mirë se çfarë do të thotë që të rritesh pa asnjë bashkëpunimi politik. Unë kam parë punët e mia dhe nuk ka bashkëpunuar politikisht. Kam punuar sipas të gjitha rregullave, por në Shqipëri është e pa tolerueshme të punosh i rregull dhe të shikosh punët e tua. Mua më janë vënë gjoba 20-30 milionë euro kundrejt personit tim çdo 2-3 muaj.

Qyno: Kush janë këta persona që ju kanë vënë gjoba?

Taçi: Këto janë gjoba nga institucione shtetore. Deri në vitin 2015 më kanë vënë gjoba.

Karriqi: Pse nuk i keni denoncuar, nuk keni pasur besim te drejtësia?

Taçi: T’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.

Karriqi: Nuk na e thatë emrin e ministrit të Financave të implikuar.

Taçi: Është z. Bode, Ridvan Bode.

Karriqi: Keni komunikuar me të lidhur me këto gjoba?

Taçi: Është një person që nuk e flet mirë shqipen.

Previous articleI riu me armë,e kishte fshehur poshtë lavamanit
Next articleRyshfet 50 mijë lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor me disa të plagosur, gjykata lë në burg efektivin e policisë në Elbasan