Kryefjala Logo

Reagon Sali Berisha pas deklarates se perjashtimit nga Parlamenti: “Basha te dorehiqej…” (reagimi i plote)

9 Shtator, 2021 | 9:09 pm

I shpejte ka qene dhe reagimi i ish-kryeminstrit Sali Berisha pas deklarates per shtyp te kryetarit te PD per perjashtimin e tij. Ky perjashtim i cili erdhi pas akuzave nga Shtetet e Bashkuara nepermjet kryesekretarit te shtetit Blinken.

Reagimi i Berishes:

“Vendimi është një vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Natyrisht një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë, nuk mund ta marrë.

Sovraniteti i PD, sepse PD është një institucion i sovranitetit të vendit, me njoftimin që shpalli zoti Basha, dëshmoi se, ose bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi. Vendosi të dorëzojë sovranitetin, të asgjësojë PD-në si një parti sovrane, për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros.
Jam i sigurt se Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë jam i sigurt.
PD nuk mund të jetë kurrë një forcë, ku deputetët e saj i vendos cilido vend tjetër në botë. Sepse këtu merr fund gjithçka. Nëse PD i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike, e kuptoj presionin e madh që Edi Rama dhe lobimi i tij korruptiv kanë realizuar ndaj Bashës, por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim, i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, PD-në.
Për të marrë një vendimi të tillë, zoti Basha duhej të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin e PD, të vendoste një nen në statut, ku të sanksionohej përjashtimi nga grupi i personave që dezinjohen non-grata nga SHBA apo një vend tjetër.
Ky nen nuk mund të konsiderojë pa transparencën. Ai, për interesa të caktuara, shpalli një vendim që është nul, pasi është vendim i tij dhe i asnjë forumi të PD. Por ky nuk është thelbi, por thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD.
Mendoj se Shqipëria ka humbur, e tërë shoqëria shqiptare ka humbur, sepse një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të jetë një opozitë e pavarur e interesave publike dhe jo e manipuluar apo e urdhëruar nga forca të tjera” eshte shprehur Sali Berisha

Të ngjashme