Kryefjala Logo

Reagon babai i autorit të vrasjes së Sabrina Bengajt në Fier, i drejtohet krushkut, babait të vajzës “Partizani mos të akuzojë…”

14 Shtator, 2021 | 1:49 pm

Përsëri detaje të reja të cilat po ndërtojnë një kronologji dëshmishë të ngjarjes së të premtes në Fier ku ish-bashkëshorit vrau Sabrina Bengajn. Kësaj rradhe ka reaguar dhe babai i Elton Metajt, i cili ka folur gjatë një interviste tek emisioni “Me zemër të hapur”.

Mësohet se autori doli nga burgu në fund te muajit korrik dhe më pas është larguar drejt Greqisë ilegalisht, sic ka deklaruar dhe babai i Eltonit.

“Ta mbajë për veten ajo akuzat. Unë djalin e madh e kam martuar në moshë të madhe, nusja e madhe është 25 vjeçe. Nusen tjetër e solli Sabrina. Ajo e mori nuse në shtëpi. I kam dhënë të dretjën gruas time, por zot shpie jam unë. Partizani mos të akuzojë. Partizani ia ndërroi mbiemrin djalit tim, se nuk e donte mbiemrin Metaj, por e donte Bengaj. Po djali ka qenë në Greqi pasi iku nga burgu.”, është shprehur i ati i Eltonit, Bashkim Metaj.

 

Të ngjashme