Kryefjala Logo

Reagon babai Brisildës së ndjerë: “Nëse jam prind i keq, jam gati t’i vete afër çupës sime”

27 Shtator, 2021 | 2:12 pm

Pas reagimeve të hallës dhe mamasë së 23 vjecares që humbi jetën tragjikisht në Spitalin e Vlorës, në emisionin “Me zemër të hapur” ka patur edhe një komunikim me babai e saj. Ai ka hedhur poshtë akuzat nga mamaja se ai kishte martuar me dhunë të bijën.

Gjithashtu ai shprehu dhimbjen e madhe që ndiente dhe nuk ka qënë një baba dhunues por i ka rritur me vështirësi pas largimit të mamasë fëmijët e tij. “Nëse jam prind i keq, jam gati të vete afër vazjës sime”- ka shprehur ai gjatë komunikimit të shkurtër në telefon.

“E kam kaluar me hidhërim shumë të madh humbjen e çupës sime. Në qoftë se një baba dëshiron të humbasë një fëmijë, që e rrit me vuajtje e halle, që vetëm Perëndia e di si i kam rritur ato fëmijë, kur nëna i la në rrugë, më thoni ju se si. Unë nuk e kam detyruar atë çupë të martohet me dhunë kurrë. Nëse e kam bërë këtë, do t’i vete afër asaj, që tani. Kam ndenjur vetë pa bukë për ata fëmijë, e di mirë nëna e tyre. Kam punuar në llac e kudo, që të rrisë ata fëmijë. Nëse jam prind i keq, jam gati t’i vete afër çupës sime”, tha i babai 23 vjecares.

Të ngjashme