Kryefjala Logo

Punëtorët shqiptar nuk lejohen pa tampon të kalojnë pikën kufitare në Han të Hotit me Malin e Zi,  “Kushton tamponi më shumë se marrim rrogën”

15 Shtator, 2021 | 10:56 am

Që prej 1 shtatorit Mali i Zi vendosi rregulla dhe masa të reja për të hyrë në territorin e tyre. Sipas autoriteve ndalohet hyrja e personave që nuk janë të vaksinuar, nuk paraqesin një test PCR negative apo provën serologjike të rikuperimit nga covid-19.

 

Në pikën kufitare gjatë ditës së sotme ka patur kthime të shumta të shqiptarëve që punojnë ditore në shtetin fqinjë teksa i është kërkuar të bëjnë tëstin e shpejt 20 euro nga pala malazeze. Shumë prej punëtorëve ditor shprehn se rroga e tyre nuk e përballon dot cmimin e tamponëve pasi kjo e fundit është më e lartë.

Shumica e personave që duan të kalojnë kufirin për të punuar shprehen se rroga e tyre ditore shkon mesatarisht 20 euro . Që prej orës 05:00 të mëngjesit punëtorët shqiptar ndodhen në pikën kufitare teksa kjo është dita e dytë e bllokimit të tyre për të kaluar kufirin.

Të ngjashme