Kryefjala Logo

Prokuroria kërkon burg për Donaldin dhe Romeon

29 Maj, 2022 | 1:27 pm

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë ndaj çështjes që bëri bujë me vëllezërit Veshaj protagonist.
Binjakët akuzohem se kanë lënduar një të ri me dëmtime të përhershme në fytyrë në vitin 2013.

Mësohet se Gjykata e Lartë vendosi: “Mospranimin e rekursit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë kundër vendimit nr.252, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë”

BallkanWeb bën me dije se rekursi u bë nga Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës,Pelivan Malaj.
Ai ka kërkuar dënim me burg për binjakët Veshaj dhe jo pezullim të çështjes siç vendosi Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Kujtojmë se pak kohë më parë kjo histori bëri xhiron e rrjetit me vëllezërit Veshaj që vite më parë kishin pasur një përballje fizike me të riun për shkak të një vajze.

Të ngjashme