Kryefjala Logo

Situatë alarmante/Mediat gjermane parashikojnë reshje shiu ekstreme në Shqipëri dhe Greqi. Bashkia e Vlorës njofton qyterarët të shmangin lëvizjet

7 Tetor, 2021 | 10:21 pm

Media gjermane “focus.de” , ka bërë lajmërimin se në Greqi dhe territorin jugor të Shqipërisë priten shira ekstrem. Në 24 orët e ardhshëm thuhet se do të ketë reshje deri në 300 litra për metër kub duke rrezikuar jetët e qytetarëve duke e krahasuar se do të krijohen përmbytje të njejta si në verën e kaluar në Gjermani.

“Fatkeqësia po pritet në Greqi dhe Shqipëri. Të enjten, deri në 300 litra shi bien për metër katror në vetëm 24 orë. Shiu ekstrem shkakton përmbytje masive në lumenj të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj. Rezultati është një katastrofë përmbytjesh.”

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët të shmangin lëvizjet e padomosdoshme dhe duhet të kenë kujdes se ku parkojnë makinat dhe vendet ku rrezikohen të përmbyten.

Njoftim Bashkia Vlore

Të dashur qytetarë!

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë./KRYEFJALA.COM

 

Të ngjashme