Plagosja tek shkolla “Çajupi”/ Reagon Policia e Shtetit, janë arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 1 armë zjarri

Sherri mëngjesit të sotëm pranë gjimnazit “Andon Zako Cajupi” ka panikosur banorët e lagjes teksa një sherr me 6 persona ka ndodhur me sende të forta. Mësohet se policia ka arrestuar 5 persona teksa bëhen kërkime se kujt I përket një armë zjarri e cila është përdorur duke qëlluar në ajër.

Tiranë/Informacion paraprak

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë.

Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat” të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E. K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve. Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Previous articleBig Brother VIP / Ilir Shaqiri tregon tradhëtinë ndaj bashkëshortes: “Nisi si një lojë…”
Next articleInfarkti dhe flokët. Çfarë i lidh të dyja?