Kryefjala Logo

Përlotet Fatbardh Kadilli në bisedën direkte me Sali Berishën në Opinion: “Jeni viktimë e tij..”

9 Shtator, 2021 | 10:40 pm

I ftuar në emisionin “Opinion” për të dhënë përshtypjet e tij mbi përjashtimin nga Parlamenti të ish liderit Sali Berisha, Fatbardh Kadiu është shfaqur I përlotur dhe I emocionuar teksa në një lidhje direkte  me Berishën, ka shprehur keqardhjen për këtë që I ndodhi sot atij.

Teksa nisi biseda, Kadilli hoqi syzet optike dhe rikujtoj të gjithë kontributin e Berishës në PD, duke shtuar : “..më vjen shumë keq për këtë, pas kontributit tuaj, ju jeni sot viktima e modelit që keni krijuar për 30 vjet, viktima e një partie që është monopol tashmë, kjo është një keqardhje jo vetëm për mua por për mua e për të gjjithë”.

Rikujtojmë se Fatbardh Kadilli ka qenë ndër të parët anëtar të PD që kërkoi largimin e Lulëzim Bashës nga pozicioni kryetarit të partisë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit duke cuar partinë në zgjedhje për kryesinë e saj.

Të ngjashme