Kryefjala Logo

Pas publikimit të videos në Librazhd,Policia merr në mbrojtje nusen pas konfliktit fizik

27 Maj, 2022 | 6:00 pm

Një ngjarje e pak ditëve më parë u bë kryefjala e portaleve.
Bëhet fjalë për një familje në Librazhd ku kapën “mat” nusen e djalit me të dashurin në shtrat.

Kjo skenë është filmuar nga njerëzit e burrit dhe është shpërndarë nëpër rrjete sociale me të renë që e kanë përzënë nga shtëpia.

Është bërë e ditur se vajza nuk ndodhet aspak mire mendërisht dhe psikologjikisht dhe si të mos mjaftonte turpi dhe gjyqi publik,mësohet se mbi të kanë vënë dorë fizikisht edhe familjarët e saj.

Kjo tregon se familja e saj i ka kthyer shpinën,ndërsa policia e ka marrë në mbrojtje.

Raportohet se vjehrra dhe vjehrri janë çuar në rrugë ligjore pasi shihen të kenë përballje fizike me vajzën dhe madje e kanë publikuar në internet.

Të ngjashme