Kryefjala Logo

OBSH:Pandemia do te jete prezent deri ne fund te 2022

21 Tetor, 2021 | 9:47 am

Edhe te pakten 1 vit do te vazhdoje pandemia e Covid-19 sepse vendet e varfra nuk po marrin vaksinat.Eshte ky parashikimi qe ben OBSH-ja

 

Dr. Bruce Aylward, një prej drejtuesve të lartë të OBSH, është shprehur se Covid do të jetë prezent deri në fund të vitit 2022.

Ky parashikim bëhet në një kohë kur, më pak se 5% e popullsisë së Afrikës është vaksinuar, krahasuar me shifrat që kanë vendet në Europë apo SHBA.

Shumë vende të pasura kanë dhuruar vaksinat për vendet e varfra, por sërish nevoja e tyre është për më shumë doza. Vetëm Mbretëria e Bashkuar ka dhuruar më shumë se 10 milionë vaksina në vendet në nevojë dhe ka premtuar se kjo ndihmë do të shkojë deri në 100 milionë doza.

OBSH prej kohesh ben thirrje per vaksinim masiv te globit dhe ndarje te barabarte vaksinash duke dal edhe kunder dozes se 3-te pasi shume vende ende nuk kane vaksinuar grupet e riskut.

Të ngjashme