Kryefjala Logo

Kelmend – Nuk ishte helikopter por avion i vogël, piloti dhe pasagjeri zhduken me një fuoristrade

4 Tetor, 2021 | 1:16 pm

Zbardhen detaje të reja nga ulja e detyrueshme e avionit të vogël në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe. “BalkanWeb” raporton se avioni është i ngjashëm me rastin e avionit të famshëm të Divjakës, ku u rrëzua avioni me drogë.

Siç raporton gazetari Nikshiqi, brenda avionit kanë qenë dy persona, piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë arritur të shpëtojnë. Pas uljes së detyruar, piloti ka tentuar të fluturojë sërish, por nuk ja kanë dalë. Ndërkohë, gazetari thekson se të dy personat kanë qëndruar aty, teksa disa banorë të zonës kanë tentuar të afrohen, por që ata nuk i kanë lejuar.

Më pas, aty ka mbërritur një mjet tip “Fuoristradë”, që i ka marrë dy personat dhe janë larguar, ndërsa nuk dihet ende nëse ata janë turistë, apo ngjarja lidhet me situatën e trafikut të kanabisit në vend. Gjithashtu, nuk dihet ende se ku ndodhen dy personat që ndodheshin në avion

Të ngjashme