Kryefjala Logo

Nga Shakira e deri tek Gangsteri. Kush janë artistët VIP që janë bërë pjesë e skandalit “Pandora Papers”

4 Tetor, 2021 | 11:11 am

“Pandora Papers” ishte një goditje mediatike ku shumë media ndërkombëtare investiguan në bashkëpunim. Jo vetëm politikanë, ministra apo deputet por dhe artistë dhe kryetarë të grupeve të krimit kanë pasur pjesën e tyre në këtë skandal.

Njerëz të lidhur nga dokumentet sekrete me asete offshore përfshijnë yllin e kriketit të Indisë, Sachin Tendulkar, divën e muzikës pop, Shakira, supermodelen Claudia Schiffer dhe gangsterin italian të njohur si Leli, i Shëndoshi.

Gangsteri, Raffaele Amato, është i lidhur me disa vrasje. Të dhënat e rrjedhura ofrojnë detaje mbi një kompani guackë, të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilën Amato e përdori për të blerë tokë në Spanjë, pak para se të arratisej nga Italia dhe të krijonte organizatën e vet kriminale. Amato, historia e të cilit ka frymëzuar filmin e shumëlavdëruar “Gomorrah”, është aktualisht në burg i dënuar me 20 vjet.

 

Avokatët e Amatos dhe Tendulkarit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Avokati i Shakirës tha se këngëtarja i ka deklaruar kompanitë e saj offshore, të cilat avokati tha se nuk i siguronin asaj avantazh fiskal. Përfaqësuesit e Schiffer thanë se supermodelja i paguan me korrektesë taksat e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku jeton.

Të ngjashme