Kryefjala Logo

Ndërron jetë pranë kazanëve të rakisë nëna e peshngritësit medalist Pirro Dhima

1 Tetor, 2021 | 9:57 am

Është gjetur e vdekur me trup të dekompozuar e ëma 75 vjecare e peshngritësit shqiptaro-grek  Pirro Dhima. Ajo u gjend në Himarë dhe dyshohet se ka ndërruar jetë 3-4 ditë më pare.

Trupi i saj është trasnportuar për në morgun e qytetit të Sarandës dhe nga ekzaminimet e para është konstatuar që nuk ka pasur shenja dhune. Ajo është gjendur në banesën e saj në Himarë, pranë kazanëve të rakisë.

Njoftimi i plote:

Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme