Kryefjala Logo

“Natë tmerri” në Tetovë, ja numri i viktimave në spitalin e djegur dhe shkaqet, mesazhe ngushëllimi nga të gjithë

9 Shtator, 2021 | 9:30 am

Tetova gjate mbremjes se djeshme kaloi orë tmerri teksa në një seksion të spitalit të qytetit të ndërtuar së fundëmi për trajtimin e të sëmurëve me kovid, mori flak.

Të dhënat paraprake njoftuan se bëhej fjalë për një shpërthim, fjalë të cilën e përdori dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Është njoftuar në një rifreskim për 14 viktima  por numri pritet te rritur gjithashtu dhe shumë te lënduar ka qenë bilanci i shkaktuar nga flakët. Eshte shumë e vështirë të identifikohen trupat e pajetë ndaj priten testet e ADN në vijim.

Të gjithë viktimat janë pacient dhe deri mëngjesin e sotëm nuk konfirmohet asnjë pjesë e stafit mjekësor. Mbi 30 zjarrëfikëse kanë punuar në operacionin e neutralizimit të flakëve. Shtabi i emergjencave është mbledhur dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë si dhe të mbijetuarit.

 

Të gjithë liderët shqiptarë dhe jo vetëm kanë shprehur mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për tragjadinë që ndodhin qytetin me shumicë shqiptare në shtetin fqinj.

Shkaqet mbeten ende të panjohura por një deklaratë e bërë muaj më parë gjatë përfundimit të punimeve në këtë spital modul janë evidentuar këto probleme:

“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat prej 5 ditëve që të sanohen gabimet të ndodhura gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me firmën nga ku na thanë se për 2-3 ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri tek infektivja dhe mund të lidhet. Në rast se nuk dalin probleme të tjera, javën tjetër shpresojmë se do të vihet në përdorim”, është shprehur në atë kohë drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës.

Të ngjashme