Kryefjala Logo

Kujdes!Rikthehet vala e të nxehtit me temperatura deri në 41 gradë!

5 Gusht, 2024 | 10:58 am

Për javën që presim, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell pa përjashtuar alternimet e herëpashershme të vranësirave kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore të vendit. Vranësirat hera – herës pritet të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër.

Të ngjashme