Kryefjala Logo

Kryefjala.al e denoncoi muaj më parë. Rikthehet debati për automjetin 500 mije dollarësh të Edi Ramës.

18 Shtator, 2021 | 3:56 pm

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, Kryeministri Edi Rama vendosi theksin tek shkeljet e Kodit të Etikës dhe pasojat që do të ketë për kabinetin. Ai përmendi se ministrat nuk do të fluturojnë më me “business class” dhe as të shkojnë me pushime jashtë shtetit duke lënë të kuptohet se në të shkuarën ka patur abuzime me harxhimet nga buxheti.

Kryefjala.al në fund të muajit korrik të këtij viti, denoncoi shifrat marramëndëse që është bërë e mundur blerja e automjetit të Kryeministrit Rama. Bëhet fjalë për mjetin e tipit “GMC Custom Luxury Vehicle” që është i prodhuar me porosi të vecantë, me një kupolë e cila mundëson një hapsirë më të madhe brenda makinës duke arritur vlerën e 500 mijë dollarëve të paguar nga buxheti i shtetit. Nëse kërkojmë mbi çmimin e këtij mjeti na rezultojnë shifrat nga 80 mijë deri në 100 mijë dollarë në linjat e lira të shitjes, megjithatë Rama ka zgjedhur linjën e shtrenjtë të porositur duke patur një çmim 5-fish më të lartë.

Gazetarja e “ABC News”, Esiona Konomi në rrjetin e saj Facebook ka postuar një status me 4 pyetje drejtuar Kryeministrit, duke kërkuar prej tij justifikimin se përse i duhet një makinë kaq e shtrenjtë në një ditë si kjo, kur ai vetë foli për një qeveri më modeste që i pëmbahet Kodeve Etike.

Statusi i plotë i gazetares:

“Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri:

-A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit?

-Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë?

-Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo?

-Pse ju desh kryeministrit një makinëne re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet?

(Pyetjet ia kam drejtuar prej ditësh edhe zyrtarisht qeverisë).”

WhatsApp Image 2021 09 18 at 15.28.57

52767C64 B045 436C 9289 2AD9AD41DB89 768x384 1

01FC867F 639C 4604 9679 608EDF8909C3 300x150 1

Të ngjashme