Kryefjala Logo

Kriza energjitike/ Familjet do paguajnë 70-80 euro më shumë. Parashikimi negativ i rritjes së çmimeve të faturave

9 Tetor, 2021 | 3:55 am

Opinioni publik prej 1 jave është future në një fazë hulumtimesh mbi atë që pritet se do të vijë nga kriza energjitike në Evropë e cila sipas Kryeministrit Edi Rama do të ndikojë në rritje të ndjeshme cmimesh në të gjitha sektorët.

I ftuar në emisonin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli u shpreh: “Nëse çmimi i energjisë do të rritet me vetëm 2 euro, atëherë efekti domino që ajo do të japë në të gjithë sektorët e tjerë do i detyrojnë familjet shqiptare të nxjerrin 70 – 80 euro më shumë nga xhepi çdo muaj.”

Kryeministri Rama duke iu referuar çmimit të energjisë u shpreh se qeveria e ka rritur atë vetëm njëherë në 2015-ën, por duke mos e konfirmuar nëse do rritet sërish.

Sipas ekspertit Fatos Çoçoli, qeveria duhet të shmangë me çdo kosto rritjen e energjisë elektrike:

“Edhe me këto çmime energjie që kemi janë 200 mijë familje shqiptare që nuk i përballojnë dot dritat. Nuk është eficente për mua që të bëhet një paketë sociale për të mbrojtur këto familje, ndërkohë që pasojat do t’i vuajnë të gjithë familjet e tjera. Do ishte më mirë nëse bëheshin disa sakrifica nga buxheti i shtetit, se sa të rriten çmimet”.

Të ngjashme