Kryefjala Logo

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos për masat shtrënguese në Shqipëri, ja sa përqind e të vaksinuarve janë shtruar në spital

22 Shtator, 2021 | 12:21 pm

Gjatë ditës së sotme u mbajt mbledhja e rradhës së Komitetit Teknik të Ekspertëve. Në mbledhjen e sotme, Komiteti i Ekspertëve tha se ka vlerësuar dinamikën e përhapjes së virusit. “Javën e fundit, siç e keni parë dhe në raportimet tona të përditshme, situata ka mbetur e qëndrueshme”, theksoi Rakacolli.

U bë e ditur se në spital ka të vaksinuar por janë me një % shumë të ulët ku 0,001% janë të shtruar dhe 0,0006% fatalitete. Ka një rritje të shtrimit të fëmijëve me forma të mesme dhe simptoma të moderuara por situate mbetet e qëndrueshme .

Për sa I përket masave shtrënguese, Komiteti gjykojë se nuk është e nevojshme të ndryshojnë dhe gjatë këtyre dy javëve. Orari policon në fashën 23:00- 06:00 do të jetë në fuqi sëbashku me detyrimin e mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe ndalimin e grumbullimit të njerëzve. Kufijt mbeten me rregullat aktuale duke mos pësuar ndryshime, ku kërkohet një test PCR, Certifikatë vaksinimi ose një dokument që tregon rikuperimin nga sars-cov-2.

Nëse pasagjerët që duan të hyjnë në territorin shqiptar nuk kanë asnjë prej dokumentave të lartpërmendura atëherë janë të detyruar të karantinohen për 10 ditë.

Të ngjashme