Kryefjala Logo

Ja se çfarë e “meku” së qeshuri Lulëzim Bashën në Parlament

17 Shtator, 2021 | 11:15 am

Në seancën e mbrëmshme parlamentare, në të shumtën e personave që u ngritën e mbajtën fjalim në foltorë, u dallua prej tyre deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi.

Korreshi i cili bën pjesë në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, zgjodhi një gjuhë më pak zyrëtare në fjalimin e tij duke kritikuar qeverinë e kaluar të Ramës dhe programin e ri. E folura në këtë mënyrë shkaktoi të qeshura mids deputetëve të Partisë Demokratike dhe jo vetëm. Damian Gjiknuri gjithashtu nuk e mbajti dot seriozitetin e deputetit duke u “shkrirë në gaz”.

“Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” . kjo ka ndodhur. Kostoja për një të sëmurë ka qenë 3 milion lekë. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur. Ju ndërtoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne. Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në terren. Thoni kemi bërë peshkim dhe do jetë tarifa zero, nafta pa akcizë. Por keni shembullin e Karavastasë. Para tetë vitesh sesa paguhej në tatime fitimi që jepte kjo kënetë. Kurse sot del me humbje. Tani ka dy gjëra o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit . ju thoni policia, me kë polici do ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap,” është shprehur në një pjesë të fjalimit të tij deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.

Të ngjashme